Kur mundet një individ të paraqesë kërkesë individuale në Gjykatën Kushtetuese?

Pyetje dhe Vetëvlerësim

Formulojeni fillimisht përgjigjen tuaj para se ta hapni përgjigjen e përgatitur.

PËRGJIGJJA

Individi mund të ngrejë para Gjykatës Kushtetuese pretendimin se një autoritet publik i ka shkelur të drejtat dhe liritë individuale të garantuara me Kushtetutë, pasi të ketë shteruar mjetet juridike të përcaktuara me ligj.

SHPJEGIMI

Gjykata Kushtetuese nuk funksionon si shkallë e katërt gjyqësore. Parashtruesi duhet të identifikojë një të drejtë kushtetuese të cenuar dhe të tregojë se i ka përdorur mjetet juridike efektive të parashikuara në sistemin e rregullt juridik.

RASTI PRAKTIK

Një person humb kontestin në Gjykatën Themelore dhe menjëherë i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, megjithëse ende ka të drejtë ankese. Kërkesa, në parim, është e parakohshme për shkak të mosshterimit të mjeteve juridike.

NËNPYETJET

1. A mjafton që parashtruesi të mos pajtohet me interpretimin e ligjit nga gjykata?

Jo. Duhet të pretendohet dhe argumentohet një shkelje e një të drejte ose lirie të garantuar me Kushtetutë.

2. Pse kërkohet shterimi i mjeteve juridike?

Sepse organet e rregullta duhet të kenë mundësinë e parë për ta korrigjuar shkeljen e pretenduar.

3. A mund të paraqesë kërkesë edhe personi juridik?

Po, për aq sa e drejta kushtetuese konkrete është e zbatueshme edhe ndaj personit juridik.

4. A janë vendimet e Gjykatës Kushtetuese të detyrueshme?

Po. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të detyrueshme për personat dhe institucionet e Republikës së Kosovës.

Vetëvlerësimi

Si e vlerëson përgjigjen tënde?

Scroll to Top